Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Norvegjisë.
Kjo sfidë është e vlefshme për fazën parakualifikuese, drejt Kampionatit Europian të vitit 2025.
Dardanët pritet të kenë përkrahjen e bashkatdhetarëve në Bergen të Norvegjisë.
Përveç Kosovës dhe Norvegjisë, në grupin C bën pjesë edhe Danimarka.
Tutje kalon skuadra e parë e grupit, si dhe e dyta më e mirë nga tre grupe.
https://www.youtube.com/watch?v=X7A-IIfakUw
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.