Xhudisti Dardan Cena është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Cena pësoi humbje në luftën e parë nga Manuel Parlati, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ndërkohë, Akil Gjakova e nisi mbarë Evropianin duke mposhtur xhudistin slloven, Martin Hojal.
Ai në raundin e ardhshëm do të ballafaqohet me bullgarin Mark Hristov.
Kujtojmë që Distria Krasniqi dje e fitoi medaljen e artë në këtë garë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.