Një situatë pahijshme ka ndodhur në ndeshjen mes Donar Groningen dhe Z Mobile Prishtina në kuadër të ndeshjes kthyese në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll, përcjell Klan Kosova.
Në një moment gjatë këtij takimi, Dardan Berisha përplaset me Divine Myles e cila përfundon edhe me një shqelm të Berishës ndaj Myles, me ç’rast ndërhyjnë bashkëlojtarët e tyre që të mos e lënë situatën të eskalojë edhe më shumë.
Lojën e parë me klubin holandez të mbajtur në kryeqytetin kosovar, e kishte fituar Prishtina me rezultat 84:64.
Ndërkaq, rezultati aktual në këtë përballje është 52:35 në të mirë të nikoqirëve nga Holanda.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/239958463532057/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.