Federata e Basketbollit e Kosovës ) për herë të parë ka vendosur që të shpall Lojtarin më të mirë të zgjedhur nga tifozët për stinorin vjeshtor në Art Motion Superligë.
Basketbollistët e nominuar ishin: Drilon Hajrizi (Trepça), Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli), Dardan Berisha (Peja), Ivan Koljeviq (Prizreni 16) dhe Julien Lewis (Bashkimi).
Dardan Berisha ka marrë më shumë vota, gjithsej 519, duke u renditur në vendin e parë. Pas tij në vendin e dytë ishte Drilon Hajrizi me 337 vota, Erjon Kastrati ishte i treti me 255 vota, Julien Lewis mori 77 dhe Ivan Koljevq 71.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.