Berisha i priu Sigal Prishtinës drejt titullit të në Ligën Ballkanike, ku vet u zgjodh MVP i kësaj lige.
Ai ka impresionuar me paraqitjet e tij drejtuesit e klubit Cibona e Zagrebit të cilët kanë vendosur që t’i ofrojnë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
“Jam shumë i lumtur për këtë, kjo ishte ëndrra ime” ka thënë Berisha.
Dardan Berisha do të zyrtarizojë transferimin e tij te skuadra e idhullit të tij të fëmijërisë, Drazen Petrovic.
Transferimi i tij në Cibona Zagreb është lajm shumë i mirë për basketbollin e vendit tonë, pasi që Berisha është i vetmi lojtar kosovar që arrin të luajë në një skuadër me renome botërore.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.