Sigal Prishtina është afër kompletimit të skuadrës me basketbollistë vendorë.
Kryeqytetasit janë afër gjetjes së gjuhës së përbashkët edhe me kapitenin, Dardan Berisha, sipas burimeve të AsistiOnline.com.
Berisha u rikthye në vitin e kaluar te Prishtina, duke e fituar Superkupën e Kosovës, teksa luajti edhe në finale të Kupës dhe në gjysmëfinale të playoff-it.
Basketbollisti nga Peja ishte i lidhur gjatë ditëve të fundit me një kalim te Peja, që duket se të gjitha mbetën vetëm në kuadrin bisedave dhe Berisha pritet të jetë sërish pjesë e klubit të Prishtinës.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.