Daniel Kaluuya ka fituar Oscar në kategorinë "Aktori më i mirë në rolin e dytë" me filmin “Judas and the Black Messiah”.
Ai çmimin tha se ja kushton aktivistit me ngjyrë në SHBA, Fredrick Allen Hampton, filmi "Judas and the Black Messiah” i tërë është kushtuar jetës dhe veprës së këtij personi.
"Çfarë burri? Faleminderit për dritën tuaj. Ai ishte në këtë tokë për 21 vjet dhe ai gjeti një mënyrë për të ushqyer fëmijët. Edukoni fëmijët, jepni kujdes mjekësor falas, përkundrejt të gjitha mosmarrëveshjeve. Ai më tregoi mua, ai më mësoi mua, atë. Partia Black Panther dhe pjesëtarët e saj më treguan se si të dua veten time", ka thënë Kaluuya, The Variety, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.