Daniel Craig raportohet se do t’i rikthehet rolit ikonik të James Bond, pasi që ka nënshkruar të luajë edhe në dy filma të tjerë të Bond-it.
Sipas The Sun, Craig ka arritur një marrëveshje me producenten Barbara Broccoli e që do ta shohë atë të rikthehet për Bond 25, që pritet të realizohet vitin tjetër, bashkë me një film final për rolin ikonik.
“Ka shumë muhabet se kush mund të jetë Bond-i i ardhshëm, por Barbara ka arritur ta bindë Daniel-in edhe për dy filma të tjerë. Ai duhet nga audience kudo në botë, dhe ka udhëhequr një ngritje të vërtetë të filmave në arkat filmike, andaj shefat e dinë që nuk mund ta humbin ende”, than jë burim.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.