Regjisori i shpërblyer amerikan, Damien Chazelle, i ka dhënë një rol basistit të Red Hot Chili Peppers, Fleas.
Flea do të jetë pjesë e filmit të ri të Chazelle-s, “Babiloni”, sipas raportimeve nga mediumi amerikan, Deadline.
Ylli kalifornian do t’i bashkohet një sërë emrash të famshëm si Margot Robbie, Brad Pitt, Diego Calva dhe Jovan Adepo.
Ky njëherësh do të jetë filmi i parë regjisorial i Chazelle-t që nga ai që e prodhoi më 2018, “Njeriu i parë”.
“Babiloni” do të jetë po ashtu roli i parë aktrues i Fleas që nga ai i vitit 2019, kur kishte luajtur në filmin “Queen & Slim”.
Ai më parë kishte marrë pjesë edhe në filma tashmë klasikë si “Back to the Future I & II”, “The Big Lebowski”, “Fear and Loathing in Las Vegas”, “Baby Driver” dhe “Boy Erased”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.