Fundjava në platformën më unike në vend Art Motion fillon me super përballjen mes New Orleans Pelicans – Dallas Mavericks. Skuadra që po udhëheqet nga Luka Donçiq kanë gjetur formën në ndeshjet e fundit duke shkuar në tre fitore rradhazi, ndërsa pelikanët e New Orelans u ndalën pas katër fitoreve rresht në përballjen e kaluar.
Përballja e konferencës perëndimore fillon të shtunën, nga ora 01:30 e mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
01:30 NEW ORLEANS PELICANS – DALLAS MAVERICKS ART SPORT 1
Pas startit të tmerrshëm në fillim të sezonit, Dallasi tani duket se kanë gjetur ritmin e mirë duke fituar tre takimet e fundit. Slloveni 21 vjeçar Luka Donçiq po vazhdon të performojë në nivele të hatashme ku në ndeshjen e fundit kompletoi triple double numër 32 në karrierë. Deri më tani rënditen në pozitën e 11 me 12 fitore e 14 humbje.
Nga ana tjetër, Neë Orleans Pelicans pas vazhdës së suksesshme që patën me katër fitore rradhazi, u ndalën ndeshjen e kaluar nga Chicago Bulls me rezultat 129:116. Por, kjo humbje duket se nuk do ti demotivoj djelmoshat e Stan Van Gundyt që të fillojnë edhe njëherë tjetër me rezultate pozitive.
Në këtë ballafaqim, Neë Orleans Pelicans dhe Dallas Mavericks hyjnë me përbërje të plotë dhe pa mungesa duke bërë që takimi të jetë tejet interesant.
A do ndalet seria pozitive e Dallasit, apo Pelikanët do vazhdojnë me seri negative, këtë do ta mësojmë të shtunën ekskulzivisht në Art Sport 1, me fillim nga ora 01:30.
New Orleans Pelicans, 5-shja e mundshme startuese:
Brandon Ingram, Eric Bledose, Lonzo Ball, Steven Adams, Zion ëilliamson.
Dallas Mavericks, 5-shja e mundshme startuese:
Krisaps Porzingis, Maxi Kleber, Dorian Finney-Smith, Josh Richardson, Luka Donçiq.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.