Të premten herët në mëngjes na pret super-përballja ndërmjet dy mega yjeve të NBA, Steph Curryt dhe magjistarit të ri, Luka Donçiqit. Me fillim nga ora 01:30 në në adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë, në ARTMOTION, do të përballen Golden State Warriors dhe Dallas Mavericks, dy skuadra që po kërkojnë këndellje pas formës së dobët së fundmi.
01:30 GOLDEN STATE WARRIORS – DALLAS MAVERICKS ART SPORT 1
Në American Airlines Center, nikoqiri Dallas Mavericks pas më shumë se një viti e pret ekipin Golden State i cili me kthimin e Steph Curryt e ka kthyer shkëlqimin e vet pas një sezoni katastrofik vitin e kaluar.
Luftëtarët edhe sivjet patën start të dobët për t’u këndellur duke hy në seri prej 3 fitoreve në 5 takimet e fundit para se të pësonin në shtëpi nga Boston Celtics. Aktualisht me 11 fitore e 10 humbje janë jashtë Play Offit dhe kundër Dallasit do të kërkojnë fitore dhe kthim në pozitën e tetë të Perendimit.
Nga ana tjetër, Mavericks që sivjet po kalojnë nëpër formë dukshëm më të dobët se vitin e kaluar janë në kërkim të fitores së tretë në shtëpi sivjet pasi triumfin e fundit e shijuan me 10 Janar kundër Orlandos. Përndryshe Dallasi ka hyrë në një seri të zezë prej 6 disfatave rresht dhe që nga 23 janari kur mposhti San Antonion me rezultat 122:117, “më nuk pa dritë me sy”. Aktualisht nga 21 ndeshje Dallasi ka vetëm 8 fitore dhe 13 humbje duke qëndruar në pozitën 13 të perëndimit dhe është larg Play Offit.
Një lajm i mirë për trajnerin Rick Carlise dhe tifozët e Dallasit është se do t’i ketë gjithë lojtarët në dispozicion kurse Golden State nuk do të mund të llogarit në James Wisemanin, Klay Thompsonin, Alen Smailagiqin dhe Marquese Chrissin.
5-SHET E MUNDSHME STARTUESE
GOLDEN STATE WARRIORS: Kevon Looney, Draymond Green, Kelly Oubre Jr., Andrew Wiggins, Stephen Curry
DALLAS MAVERICKS: Luka Doncic, Dorian Finney-Smith, Josh Richardson, Kristaps Porzingis, Willie Caulie-Stein.
A do arrijë Dallasi ta marrë fitoren e shumë pritur apo Golden State do vazhdoj ta thelloj krizën e Mavericks? Këtë do ta mësojmë të premten, ora 01:30 e mëngjesit, ekskluzivisht në Art Sport 1.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.