Federata shqiptare e futbollit përmes një postimi në rrjete sociale, ka lajmëruar gjithë tifozët kuq e zi që kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Poloni.
Ndeshja do të zhvillohet në Air Albania Stadium ditën e 10 shtatorit, e vlefshme për kualifikimet e kampionatit Evropian 2024.
Ebileta.al është ueb sajti ku mund të blihen këto bileta.
Aktualisht Shqipëria në Grupin E është në vendin e dytë pas tri ndeshjeve me gjashtë pikë, prinë Republika Çeke, pastaj Moldavia e treta, Polonia e katërta dhe Ishujt Faroe në fund.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.