Malisheva dhe Ballkani luajnë sot në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Përderisa Ballkani ka vetëm matematikisht gjasa për titull, Malishevës i nevojiten më shumë pikë pasi që po do ta ruajë vendin e tretë që dërgon në Evropë.
Ata aktualisht kanë 47 pikë, pesë më shumë se Ferizaj në vendin e katërt.
Në pesë përballjet e fundit, të dyja klubet i kanë fituar nga dy ndeshje, dhe një herë janë ndarë baras.
Ndeshja jepet LIVE në Art Motion, në kanalin Sport 2.
Më poshtë gjeni formacionet e të dyja klubeve:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.