Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, shkëlqeu në xhiron e parë në Superligë duke shënuar tre gola në duelin kundër Besës së Pejës.
Daku në Sport Show në Klan Kosova ka thënë se goli i parë i pëlqeu pasi sakrifikoi shumë për të.
“Një ndjenjë e mirë të filloj me tre gola, por iu qasëm ndeshjes mjaft mirë dhe jam i kënaqur me atë se çfarë treguam dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”.
“Më pëlqeu goli i parë që shënova pasi sakrifikova mjaft shumë, ku mbeta për disa qaste i shtrirë në fushë, pasi një nga lojtarët kundërshtar më goditi. Unë falënderoj trajnerin për besimin, pasi mundësia e dhënë bëri që të shënoj tre gola”.
Daku komentoi edhe skuadrën e Prishtinës. Sipas tij, skuadra bardhë e kaltër këtë vit është pretendente për titull, pasi ka sjellë disa lojtarë mjaft cilësorë.
“Definitivisht nga futbollistët e Prishtinës e veçoj Otto John pasi është një lojtar mjaft i mirë, por më bën edhe përshtypje futbollisti, Endrit Krasniqi. Prishtina këtë sezon ka marrë një numër të mirë të lojtarëve dhe do të jenë mjaft serioz në luftë për titull”.
Në fund, për listën e top-shënuesve, Daku tha se nuk do të jetë në garë vetëm ai dhe futbollisti, Bedri Greca, që shënuan nga tre gola në këtë xhiro, por në këtë listë do të jenë edhe shumë lojtarë tjerë nga skuadrat e Superligës.
“Për listën e top-shënuesëve nuk do të jemi vetëm unë dhe Greca i Feronikelit pasi edhe skuadrat tjera kanë futbollistë mjaft cilësorë dhe do të jetë një garë e fortë në këtë aspekt”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.