Steph Curry është zgjedhur me vota unanime si basketbollisti më i mirë në NBA dhe kjo është hera e dytë radhazi për të.
Basketbollisti i Golden States Warriors nga 130 të mediave ka marrë 1.310 pikë.
28 vjeçari me paraqitjet e tij ka ndihmuar Warriors që të thyej një rekord, duke realizuar 73 fitore brenda sezonit.
Ai po ashtu është bërë basketbollisti i parë që ka shënuar më shumë se 400 tre pikësh brenda sezonit.
Curry u rikthye nga një lëndim të hënën, ku realizoi 40 pikë, përfshirë rekordin tjetër, ku shënoi 17 pikë në kohën shtesë ndaj Portland Trail Blazers, shkruan BBc, transmeton Klan Kosova.
Ai është basketbollisti i parë në histori të NBA që ka marrë të gjitha votat.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.