Edhe këtë javë në Artmotion do të ketë transmetime të shumta dhe interesante nga liga numër një e basketbollit në botë, NBA. Gjithçka nis mëngjesin e së martës, saktësisht nga ora 04:00 me duelin në mes ish-kampionëve të Golden State Warriors dhe pretendentëve të Denver Nuggets.
Të dy këto skuadra të konferencës perëndimore janë në pozita krejt të ndryshme në tabelë nga njëra-tjetra, me Denverin që mbanë pozitën e katërt me 34 fitore dhe 19 disfata teksa nga ana tjetër, “Luftëtarët” e Golden State janë të dhjetit me 25 fitore dhe 28 humbje.
Ky duel do të jetë i 180-ti jubilar mes këtyre dy skuadrave, teksa deri më tani 97 herë fitues kanë dalur Nuggets teksa në 82 raste kanë ngadhënjyer Golden State.
GOLDEN STATE ëARRIORS, 5-SHJA E MUNDSHME STARTUESE:
Curry, ëiggins, Oubre Jr, Green, Wiseman
DENVER NUGGETS, 5-SHJA E MUNDSHME STARTUESE:
Morris, Barton, Porter Jr, Gordon, Jokiq
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.