Stephen Curry ka thyer edhe një rekord tjetër, duke u bërë basketbollisti i parë që shënon 300 trepikësha në një edicion.
Ylli i Golden State Warriros këtë gjë e bëri në fitoren e skuadrës ndaj Orlando Magic, me rezultat 119-113.
Curry shënoi 41 pikë duke vazhduar të mbajë një mesatare të lartë shënimi, megjithëse nuk përsëriti paraqitjen e 25 shkurtit ndaj Magic kur pati shënuar 51 pikë – duke qenë i saktë në 10 nga 15 gjuajtjet e tij për tre pikë.
MVP i ligës më të fortë të basketbollit në botë deri tani ka arritur të shënojë 301 trepikësh, ndërsa mbeten edhe 20 ndeshje deri në fund të edicionit.
Nga ana tjetër, Warriors kanë thyer një rekord tjetër, duke realizuar 45 fitore me radhë në një edicion në shtëpi.
https://www.youtube.com/watch?v=6KA0FxlsR-o
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.