Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se lajmi i mirë është se aktualisht në këtë komunë janë vetëm tetë pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim në Spitalin e Përgjithshëm.
Këto komente ai i bëri në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID0-19, ku edhe doli apeli për qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë me përpikmëri masat kundër përhapjes së virusit.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me pandeminë e koronavirusit është kjo: 1276 raste pozitive në total, 1043 të shëruar, 185 raste aktive, 48 të vdekur, 8 në hospitalizim dhe 152 mostra në pritje.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.