Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, do të jetë titullar në finale të Ligës së Kampionëve, të shtunën në mbrëmje kundër Borussia Dortmundit.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Realit, Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp të premten.
“Thiabaut Courtois do të startojë nesër. Lunin do të jetë në bankën rezervë dhe ne do ta kemi Thibautin si zgjedhje të parë në portë”, u shpreh Ancelotti.
Courtois nuk e pati lehtë këtë sezon pasi u përballë me dy lëndime, gjë që e lanë thuajse gjithë kampanjën jashtë.
Por ai duket se është gati për takimin më të rëndësishëm të “Mbretërve” për këtë sezon, pasi siguruan titullin e kampionit në Spanjë.
Ndërkohë, Andre Lunin, portieri ukrainas ishte në dyshim që edhe të merrte një ftesë për këtë ndeshje shkaku i gripit.
Lunin, ishte shquar me pritje fantastike gjatë kësaj kampanje në Ligën e Kampionëve, duke qenë më meritor që Reali arriti në finale.
Ndryshe, ndeshja mes Realit dhe Dortmundit do të luhet në “Wembley” të Londrës, duke nisur nga ora 21:00.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.