Xhiroja e tretë e Artmotion Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje interesante, madje sfida Bashkimi-Sigal Prishtina u vendos pas dy vazhdimeve.
Basketbollisti me efektshmërinë (indeksin) më të lartë ishte Courtney Fells i Prizrenit 16 me 36.
Ai përballë kampionit (Golden Eagle Yllit) shënoi 27 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime për 35 minuta sa qëndroi në parket.
I dyti ishte Lejson Zeqiri me indeksin 32, duke ndihmuar Sigal Prishtinën të fitojë ndaj Bashkimit 104:105.
Në vendin e tretë është Milik Yarbough i Rahovecit me 30, pastaj janë Julien Lewis i Bashkimit me 25 dhe Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit me 23.

●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.