Corey Taylor ka njoftuar se do ta publikojë albumin e tij të parë solo, si dhe ka ndarë me fansat e tij dy këngët e tij të para.
Albumi i quajtur “CMFT” do të dalë në shitje më 2 tetor përmes “Roadrunner Records”, dhe në të përfshihen një përzierje e këngëve të reja si dhe këngëve që datojnë nga vitet e tij të rinisë.
Albumi është incizuar në studion “Hideout Studio” në Las Vegas, me producentin Jay Ruso-n, me Christian Martucci-n dhe Zach Throne-n në kitarë, Jason Chrstopher në bas si dhe Dustin Robert-in në bateri.
Bashkë me njoftimin për albumin e ri, Taylor ka ndarë dy këngë të reja nga ky album, madje njëra këngë, “CMFT Must Be Stopped” ka po ashtu të realizuar videoklipin.
https://www.youtube.com/watch?v=BEPI69cx22E
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.