Pas triumfit ndaj Pisas, që e riktheu Napolin në krye të Serie A, Antonio Conte shkaktoi debat me deklaratat për merkaton.
Trajneri tha se merkatoja prej 150 milionë eurosh ishte “e rëndësishme vetëm në numra”, duke theksuar se lojtarët vërtet të mëdhenj kushtojnë 50–70 milionë euro.
“Ne kemi blerë shumë për të ndërtuar skuadrën, por lojtarët vërtet të rëndësishëm janë të një tjetër niveli”, u shpreh Conte.
Fjalët e tij kanë hapur diskutime mes analistëve, pasi Napoli megjithatë ka investuar në emra si Hojlund, Beukema e De Bruyne, të cilët konsiderohen yje të vërtetë të merkatos.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.