Trajneri i Napoli, Antonio Conte, po vazhdon praktikën e tij për të marrë një pushim të shkurtër gjatë pauzave të kombëtareve, duke ia besuar drejtimin e stërvitjes ndihmësit të tij, Cristian Stellini.
Conte e nisi këtë qasje në nëntor 2025, duke e konsideruar si mënyrë për t’u çlodhur nga ritmi intensiv, por edhe për t’u dhënë lojtarëve pak hapësirë larg stilit të tij kërkues. Ai ka theksuar më herët se një praktikë e tillë është e zakonshme në Angli, ku kishte përvoja me klube si Chelsea dhe Tottenham Hotspur.
Gjatë kësaj pauze, me shumë lojtarë të shpërndarë në kombëtaret e tyre, Conte është kthyer për disa ditë pranë familjes në Turin. Ndërkohë, stërvitja në Castel Volturno vazhdon nën drejtimin e Stellinit, i cili gëzon besimin e plotë të trajnerit italian. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.