Lajmet e fundit

Trajneri i Scott McTominayt te Napoli, Antonio Conte, ka thënë për skocezin se ai e ka në gjak shënimin e golave.
“Scotti i ka golat në gjak, ai është shumë i mirë kur shkon përpara, ka teknikën, gjatësinë si dhe fizikalitetin. Ai e ka në ADN një numër të madh golash”, ka thënë Conte për DAZN.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit u transferua këtë verë te kampioni i trefishtë italian pas një karriere të tërë te Djajtë e Kuq.