Lajmet e fundit

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, i cili e ndau drejtësinë në ndeshjen Basaksehir dhe Petrocub në Conference League, e mbylli takimin duke dhënë pesë kartonë të verdhë.
Poashtu, njëri prej referëve më të mirë të Superligës së Kosovës, akordoi edhe një penallti për vendasit, në fund të pjesës së parë, e cila u konkretizua me gol nga sulmuesi i njohur polak, Krzysztof Piatek, raporton Klankosova.tv.
Kjo përballje u mbyll me shifrat 1-1, pasi mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e gjashtë të shtesës, nga Ion Bors.
Nuza në këtë ballafaqim të zhvilluar në stadiumin “Başaksehir Fatih Terim” në Stamboll, u asistua nga kosovarët tjerë, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtari i katërt ishte Eridon Podvorica, njofton Klankosova.tv.
Edhe në VAR ishin dy referë nga Kosova, Dardan Çaka e Visar Kastrati.