Lajmet e fundit
Comodita Home hap dyqanin më të ri në Ferizaj.

Rrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po zgjerohet akoma më tepër. Më 25 Korrik, Comodita Home hap dyqanin e 24 në Kosovë dhe Shqipëri.
Të mërkurën, në orën 12:00 në Ferizaj, Comodita Home hap dyert për të gjithë klientët e saj në “The Village – Shopping and Fun” me shumë befasi, dhurata e zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve.
Ju keni mundësinë të merrni dyshek Comodita me çmime atraktive duke filluar nga 69€. Nëse do të martoheni së shpejti, përfitoni nga zbritja deri në 70% në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorganë, jastëkë, sete çarçafësh, sete mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet. Por, edhe kuzhinën mos e lini pa e kompletuar me produkte nga gama e gjerë që ofron Comodita Home me zbritje. Koleksioni më i ri i aksesorëve do të ndriçojë dhe zbukurojë çdo ambient të shtëpisë tuaj.
Për kënaqësinë e klientëve të saj, Comodita Home rikthen ofertën “Çka mund të bësh me 1 euro?”. Ejani dhe zbuloni në hapjen e madhe të dyqanit COMODITA HOME.
Por, kjo nuk është e tëra. Më 25 Korrik, ju do të përfitoni shumë më tepër sepse Comodita Home ka befasi dhe oferta tjera për ju.