Klubi italian i Comos përfundoi një merkato verore mjaft aktive, me shpenzime totale prej 107,45 milionë eurosh për blerje lojtarësh dhe të ardhura prej 13,65 milionë eurosh nga shitjet.
Blerjet kryesore të klubit deri në mbylljen e afatit kalimtar veror, janë Jesus Rodriguez (2005) nga Real Betis për 22,5 mln €, Nicolas Kuhn (2000) nga Celtic për 19 mln €, Martin Baturina (2003) nga Dinamo Zagreb për 18 mln €, Jayden Addai (2005) nga AZ për 14 mln €, Maximo Perrone (2003) nga Manchester City për 13 mln € dhe Alvaro Morata (1992) në huazim nga Milani.
Kurse shitjet kryesore janë Gabriel Strefezza (1997) te Olympiacos për 8 mln €, Alessandro Bellemo (1995) te Sampdoria për 2 mln € dhe Nicolas Ioannou (1995) te Sampdoria për 1,5 mln €.
Lojtarë të tjerë janë huazuar në klube të ndryshme për të fituar eksperiencë, kurse me Dele Alli klubi e ka shkëputur kontratën.
Me këtë merkato, Como synon të luftojë për një vend në Evropë që është ëndërr për zyrtarët e klubit dhe poashtu qëllimi tjetër është të jetë skuadër edhe më rivalizuese në Serie A. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.