Como pritet të përballet me largimin e Nico Paz në fund të sezonit, pasi talenti argjentinas do të rikthehet te Real Madrid.
Sipas raportimeve nga
mediat italiane, klubi madrilen do të aktivizojë klauzolën e riblerjes për rreth 10 milionë euro, duke e kthyer lojtarin në “shtëpinë mëmë”.
Paz synon t’i dhurojë edhe momentet e fundit të mira tifozëve të Comos para largimit, ndërsa ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës këtë sezon, transmeton Klankosova.tv.
Drejtuesit e Comos, në marrëdhënie shumë të mira me Real Madridin, kanë nisur tashmë punën për zëvendësimin e tij dhe kanë vëzhguar nga afër disa profile të ekipit të dytë madrilen.
Emri më i nxehtë në listë është Gonzalo García, sulmues që pëlqehet shumë nga stafi i trajnerit Cesc Fabregas.
Verën e kaluar, “Los Blancos” kërkonin rreth 50 milionë euro për kartonin e tij, por tani, me më pak minuta në dispozicion, çmimi konsiderohet më i arritshëm.
Como shpreson ta mbyllë marrëveshjen për rreth 30 milionë euro, ose të gjejë një formulë të ngjashme me atë të Nico Paz, duke ruajtur lidhjet e forta me klubin madrilen dhe duke vazhduar projektin e ndërtimit të një skuadre konkurruese.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.