Como ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Cagliarin me rezultat 1-2, në një ndeshje që e mban skuadrën në garë për një vend në Champions League.
Skuadra mysafire kaloi e para në avantazh me anë të Martin Baturina, i cili realizoi për 0-1. Cagliari reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin me Sebastiano Esposito, duke rikthyer baraspeshën në ndeshje.
Megjithatë, momenti vendimtar erdhi më pas kur Maxence Caqueret Da Cunha shënoi një supergol, duke i dhënë fitoren e çmuar skuadrës së Comos.
Me këtë sukses, Como vazhdon sezonin fantastik dhe tani ka 51 pikë në renditjen e Serie A, po aq sa Roma.
Dy skuadrat do të përballen javën e ardhshme në një duel direkt që mund të ketë peshë të madhe në garën për një vend në Champions League.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.