Një lajm i keq për Interin që pos trofeut të Ligës së Kampionëve, po lufton edhe për Scudetto.
Dy javë para fundit ata ndodhen vetëm një pikë prapa liderit, Napoli.
Teksa në javën e parafundit janë nikoqirë të Lazios, ata në javën e fundit i shkojnë Comos së Cesc Fabregasit, transmeton Klankosova.tv.
Në letër kjo do të dukej ndeshje e lehtë për kampionët në fuqi pasi që Como këtë sezon u promovua në Serie A.
Mirëpo, në ndeshjet e fundit, ky klub rezulton të ketë formën më të mirë se të gjithë të tjerët.
Ata madje kanë lënë pas në renditje Barcelonën e papërmbajtshme, Borussia Dortmundin e këndellur me ardhjen e Niko Kovaçit, Aston Villan e Unai Emeryt dhe Romën e rimëkëmbur të Claudio Ranierit.
Të përzgjedhurit e spanjollit në gjashtë përballjet e fundit numërojnë gjashtë fitore, prej tyre tri të arritura si mysafirë. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.