Kampioni i Premier League, Liverpool, sot do të ketë mundësi që ta fitojë një trofe ende pa nisur sezoni i rregullt i ligës elitare angleze.
"The Reds" do të luajnë në finalen e Community Shield përballë Crystal Palace.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në "Wembley Stadium", transmeton Klankosova.tv.
Duke parë investimet që ka bërë skuadra e Arne Slott në këtë afat kalimtar, me sjelljen në "Anfield Road" të emrave si: Florian Wirtz, Jeremy Frimpong, Milos Kerkez, Hugo Ekitike, Liverpooli mund të llogaritet edhe si favorit për t'ia shtuar vetës edhe një kupë në vitrinë.
Por, gjithsesi se mbetet të shihet nëse atyre do t'iu ecë gjithçka si është planifikuar, apo mund të ndodh ndërkohë një befasi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.