Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka treguar se përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga institucionet e shtetit të Kosovës ka dhënë efekte pozitive tek qëndrimi i pesë vendeve të BE-së që ende nuk na kanë njohur.
Ai ka thënë se falë këtyre veprimeve tanimë këto shtete kanë një qasje më afirmative në raport me Kosovën, e cila dëshmohet edhe në veprime konkrete.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Çollaku ka deklaruar se tani në raportet Kosovë - Greqi mungon vetëm njohja formale nga kjo e fundit.
“Së fundi kemi pasur edhe vizitën e parë bilaterale te një ministri të Punëve të Jashtme të Greqisë në Kosovë, me ç’rast janë identifikuar shumë fusha për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve. Aktualisht mungon vetëm njohja formale nga ana e Greqisë, por jemi të bindur se edhe në këtë drejtim do të kemi lajme të mira nga Athina zyrtare”, ka deklaruar Çollaku.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.