Është mbyllur pjesa e parë e finales së Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain.
Janë blutë e Londrës ata që po shkëlqjenë në 45 minutat e para, duke fituar me rezultat 3-0.
Ishte Cole Palmer ai që në minutën e 22-të realizoi gol mjaft të bukur, duke ia dhënë epërsinë fillestare Chelseat, njofton Klankosova.tv.
Vetëm tetë minuta më vonë, Palmer sërish me qetësi të madhe realizoi sërish për ta çuar ekipin e tij në pushim me epërsi komode.
Pas dy golave të shënuar, Palmer dhuroi asistim perfekt për Joao Pedro i cili shënoi gol fantastik duke e paraboluar Donnarumën.
Në anën tjetër, PSG-ja nuk pati ndonjë shans të mirë për ta ngushtuar epërsinë e Chelseat, duke mos arritur ta bëjnë lojën e tyre në 45 minutat e para.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.