"Anora", që konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë sonte, ka fituar çmimin e parë Oscar për skenarin më të mirë origjinal.
Shkrimtari dhe regjisori, Sean Baker falënderoi Akademinë, kompaninë e filmit Neon, menaxherin dhe producentët e tij, si dhe kastin e filmit.
Ai më pas vazhdoi duke folur për komunitetin e punonjësve të seksit.
“Ata kanë ndarë historitë e tyre”, tha Baker ndërsa pranoi çmimin e tij. “Ata kanë ndarë përvojën e tyre të jetës me mua ndër vite. Respekti im më i thellë”./klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.