Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ndarjen e çmimit për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.
Juria e përbërë nga Ilire Vinca, Shefqet Gjocaj, Doruntina Basha, Liri Camit dhe Florent Mehmetit ka vendosur që këtë vit ky çmim të ndahet për dramën “Hekurudha” të autores Brikena Sopi, transmeton Klankosova.tv.
Brikena Sopit çmimi iu nda nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku i cili tha se ky konkurs duhet të jetë motiv për krijuesit e veprave të tilla.
“Ndarja e këtyre çmimeve është një lloj instrumenti për nxitjen e krijimtarisë artistike, jo vetëm me i shpërbly më të mirët, por në të njëjtën kohë edhe me kërku sa më shumë. Besoj se këto janë momente që identifikojmë dhe nxisim talentët e rinjë”, u shpreh ministri Çeku.
Ndërkaq, anëtarja e jurisë, Doruntina Basha ka bërë të ditur se këtë vit ky është çmimi i vetëm që do të ndahet për këtë kategori.
“Këtë vit çmimi i është ndarë vetëm vendit të parë, për shkak se prurjet nuk kanë qenë të nivelit të kënaqshëm dhe po shpresojmë që kjo do të shërbejë si një mesazh që ky konkurs që është shumë i rëndësishëm të shëndrrohet në një stimulim për krijimtari të mirëfilltë”, u shpreh Basha.
Juria pati edhe një arsyetim se pse vendosën që çmimi “Katarina Josipi” t’i ndahet dramës “Hekurudha” të Brikena Sopit, transmeton Klankosova.tv.
”Drama hekurudha është një dramë psikologjike e cila me prezicidet pothuajse matematikor në një ambient minimalit dhe me një çasje moderne, trajton fërkimet mes traditës, modernes, gjinisë, familjes dhe individit brenda një shoqërie të ngujuar mes së kaluarës dhe të ardhmes. Drama ofron një vështrim unik në botën e dy grave, dy gjeneratave që shpalosin në mënyrë elegante, përmes dialogut ritmik gati muzikor, në një tension dramatik që me besnikëri përqon ndjenjën e të qenit grua në një shoqëri në tranzicion, pavarësisht theksit kulturor apo momentit historik”, u tha në arsyetimin e jurisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.