Lajmet e fundit

Fituesi i çmimit për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”, Rexhep Munishi, falënderoi Gashin për dorëzimin e çmimit të cilin ai e konsideroi si shumë të rëndësishëm. Ai po ashtu falënderoi edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ata që e propozuan për këtë çmim dhe jurinë për vlerësimin e bërë.
“Për gjysmë shekulli sa kam qenë aktiv jam marrë me studime, me hulumtime dhe arsimin në fushën e etnomuzikologjisë. Jam përpjekur që trashëgiminë etnomuzikore shqiptare ta hulumtoj, evidentoj dhe ta studioj në mënyrë që ta afirmoj edhe në qarqe joshqiptare. Nuk thuhet kot se gjuha dhe muzika janë segmentet identifikuese të një kombi”, u shpreh Munishi, transmeton Klan Kosova.