16.07.2021 · përditësuar para 1795 dite1 min lexim
19:00KUALIFIKIMET – E PREMTEART SPORT 117:30SPRINT RACE – E SHTUNËART SPORT 116:00GARA – E DIELART SPORT 1Raundi i dhjetë në Formula 1 do të rikthehet pas dy jave nga gara e kaluar që u zhvillua në Austri. Kësaj rradhe, mikëpritse e 20 pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Silverstone në Britani të Madhe, që vjen me një kapitull të ri në botën e automobilizmit.Në këtë garë do të jetë një format me ndryshime të mëdha, por cilat janë ato ndryshime? , E premte:
Praktika e parë, 60 minuta në mëngjes ku skuadrat kanë mundësi të zgjedhin 2 sete gomash sipas deshirës.
Kualifikueset normale do të zhvillohen pasdite me 5 sete gomash. Renditja e pilotëve në kualifikuese do të përcaktojë rënditjen në kualifikueset/garën Sprint ditën e shtunë.
E shtunë:
Praktika e dytë, 60 minuta në mëngjes ku skuadrat kanë mundësi të zgjedhin vetëm një set gomash sipas deshirës.
100 km kualifikuese Sprint ose 17 xhiro në pistën e Silverstone me 2 sete gomash që skuadrat mund të zgjedhin sipas deshirës. Pozicioni në të cilën pilotet do të përfundojnë keto kualifikuese/garë do të jetë pozicioni për garën e te dielës.
Do të jepen pikë për tre vendet e para, përkatesisht 3, 2, 1 pikeE diel:
Gara e plotë me setet e mbetura të gomave.
Deri më tani, kampionatin e udhëheq Max Verstappen me Red Bullin e tij duke grumbulluar 182 pikë. Pas tij vjen britaniku Lewis Hamilton me 150 pikë ndërsa piloti i tretë me më së shumti pikë është Sergio Perez me 104 sosh.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.