Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimoren e re për derivatet, e cila vlen për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.36 euro për litër, një cent më lirë se një ditë më parë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.35 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është caktuar i njëjtë sikur ditën paraprake, për 0.67 euro për litër.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.