Është ende e mundshme të blesh një biletë për ndeshjen e fundit në karrierë të Kobe Bryant, më 13 prill në Staples Center në Los Angeles. Por jo për çfarëdo çmimi.
Nëse jeni në gjendje të harxhoni 30 mijë dollarë, mund ta shihni përballjen e fundit të Kobe Bryant.
Në faqen ku mund të blihen biletat, Stubhub.com, ka vetëm tre ulëse me çmim 700 euro e më pak që janë ende të lira, për mbrëmjen e 13 prillit, transmeton Klan Kosova.
Një biletë që u ofron qasje në galetritë e Staples City, duhet paguar së paku 800 deri në 1000 dollarë. Ndërsa për ulëset me privilegje, çmimi shkon rreth 25 000 dollarë.
Për ulëset e para çmimi sillet rreth 35 000 dollarë, ndërsa vetëm për të pasur mundësinë për të shkelur në parket duhen paguar rreth 30 000.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.