Klay Thompson ka bërë atë që pak kush e arriti në NBA, përgjatë gjithë historisë së ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Lojtari i Golden State ia kaloi edhe më të mirit, kolegut të ekipit Stephen Curry, kur të hënën mbrëma regjistroi hiq më pak se 60 poena në ndeshjen kundër Indianas, transmeton Klan Kosova.
Thompson i shënoi gjithë këto pikë për vetëm 29 minuta lojë, që është më pak se tre çerekë.
Ai qëlloi në 21 nga 33 tentime për 2 pikë, përfshirë 8 nga 14 gjuajtjet për 3 pikë, dhe ia doli të fusë në kosh 10 nga 11 hedhjet njëpikëshe.
Se ndeshja e Warriors ndaj Pacers ishte e çmendur e dëshmon edhe fakti se të parët arritën në kuotën e 80 poenave në fund të pjesës së parë të lojës. Në çerekun e tretë Thompson me shokë kishin epërsi prej 30 pikëve ndërsa rezultati përfundimtar ishte 142 me 106.
Golden State mban pozitën numër 1 në konferencën perëndimore me 18 fitore dhe tre humbje, ndërsa Indiana ndodhet në vendin e 9-të, me 10 triumfe dhe 11 disfata.
https://www.youtube.com/watch?v=27c9uTBGi94
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.