Club Brugge - Aston Villa është njëra nga dy ndeshjet me të cilat nis dita e dytë e xhiros së katërt në UEFA Champions League.
Skuadra ku angazhohet futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicërane, Ardon Jashari, në tri ballafaqimet e para ka humbur dy dhe ka fituar një, njofton Klankosova.tv.
Belgët e mposhtën në Graz të Austrisë, Strumin vendas, me rezultat 0-1, kurse humbën 3-1 në "San Siro" nga Milani dhe 0-3 në stadiumin e tyre, prej Bourussia Dormund.
Nga ana tjetër Villa ka të gjitha fitore deri tani, pasi ka mposhtur Bayernin 1-0, Bolognan 2-0 dhe në Zvicër te Young Boys, triumfoi 0-3.
Ndeshja Brugge - Villa, transmetohet direkt në kanalin
Sport 1 të platformës gjigante,
Art Motion, me fillim në orën
18:45.
Dueli tjetër i këtij termini është ai ndërmjet ukrainasëve të Shakhtar Donetsk dhe "Djemve të ri" nga Zvicra.
[caption id="attachment_2417606" align="alignnone" width="2000"]

Kompeticioni kryesor i futbollit evropian për klube, UEFA Champions League, trasnmetohet ekskluzivisht në Art Motion[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.