Çereku i parë ishte dukshëm i nivelizuar.
Epërsia ndryshohej sa te LA Clippers, ashtu edhe te City Thunder, për ta mbyllur këta të fundit në favor të tyre me rezultat 25-24
Edhe fraksioni i dytë i takoi vendasëve të Oklahomas, pasi shkëlqyen në të, duke shkuar në pushim mes dy pjesëve me avantazh prej 13 pikësh (66-53).
Ndonëse me mungesa të theksuara, në mesin e tyre yllin skuadrës, Kahwi Leonard, basketbollistët nga Los Angeles, u rikthyen fuqishëm në 12 minutëshin e tretë, duke e fituar atë 41-33, për ta nisur periudhën e fundit të kësaj përballje me vetëm pesë dallim, 99-94, raporton Klankosova.tv.
Por performaca e Shai Gilgeous-Alexander ishte e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për Clippers.
Kanadezi me 45 pikë të realizuara, tri kërcime e nëntë asistime, rezultoi determinues në fitoren e Oklahamas, 134-128.
Nga ana tjetër, më i miri te mysafirët ishte Norman Powell, me 31 pikë, njofton Klankosova.tv.
Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara në edicionin 2024/25 në NBA, City Thunder udhëheqin Konferencën e Perëndimit me nëntë fitore e dy humbje, kurse LAC kanë gjashtë fitore, karshi pesë disfatave.
Kampionati më i fortë në botën e basketbollit, transmetohet ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, Art Motion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.