Los Angeles Clippers kanë fituar në duelin e radhës ndaj liderit të Konferencës së Lindjes, Boston Celtics, me rezultat 115-96.
Kawhi Leonard me 26 pikë dhe 7 kërcime ishte lider i Clippers, ndërsa për Celtics u dallua Jayson Tatum me 21 pikë dhe 11 kërcime.
Los Angeles Clippers tani kanë 30 fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në pozitën e tretë në Konferencën e Perendimit, ndërsa për Boston Celtics kjo ishte humbja e 11 krahas 35 fitoreve.
https://www.youtube.com/watch?v=Vts9bF_wY3o
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.