Pas duelit në mes Golden State dhe Denver Nuggets, transmetimet e NBA në Artmotion vazhdojnë edhe me duelin në mes LA Clippers dhe Indiana Pacers që ka vlerë të madhe në garën për playoff, sidomos në këto çaste kur liga po shkon drejt mbarimit të edicionit të rregullt.
01:30 LA CLIPPERS – INDIANA ART SPORT 1
Clippersat që mbajnë me meritë një nga pozitat e kreut në bregun perendimor takohen këtë herë me skuadrën e Indianës që po has në probleme të mëdha në lindje. Ky duel luhet të mërkurën me fillim nga ora 01:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Pas 55 dueleve të luajtura, Clippers vazhdojnë të mbajnë pozitën e tretë tabelore në perëndim me 37 fitore dhe 18 disfata teksa janë shumë afër ta sigurojnë edhe matematikisht playoffin. Nga ana tjetër Indiana Pacers janë të nëntit në lindje me 25 fitore dhe 27 disfata.
Në total, këto skuadra kanë luajtur 91 duele në mes tyre teksa Indiana ka rekord pozitiv prej 56 fitoreve dhe 36 disfatave në përballjet direkte.
LA Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Rondo, George, Leonard, Batum, Zubac
Indiana Pacers, 5-shja e mundshme startuese:
Brogdon, LeVert, Holiday, McDermott, Sabonis
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.