Clippers e kanë arritur të pamundshmen. Ata kanë eliminuar mbojtësin e titullit kampion, San Antonio Spurs, në lojën e 7-të të raundit të parë të serive të playoff-it, me rezultat të ngushtë 111-109 të shtunën në Staples Center. Gjithçka u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes.
Një sekond pa përfunduar ndeshja, kur rezultati ishte i barabartë 109-109, koshin final e qëlloi Chris Paul nga një pozitë e vështirë, 1 sekondë para përfundimit të ndeshjes, kur para kishte qendrën Tim Duncan.
Loja ka qenë tejet dramatike, ka pasur 31 herë ndryshime të rezultatit dhe 16 barazime. Epërsia më e lartë gjatë ndeshjes është shënuar nga Spurs me 8 pikë, ndërsa nga Clippers me 6 pikë.
Në gjysmëfinalen e parë të konferencës perëndimore, Clippers luajnë me Houstonin. Në tjetrën takohen Memphis dhe Golden State.
https://www.youtube.com/watch?v=cx6Cq8PhRsE
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.