Lajmet e fundit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Ai në një ceremoni shtetërore do të nderohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Ceremonia zyrtare do të nis nga ora 19:00, derisa në ora 19:25 presidenti Clinton do të mbajë një fjalë të rastit.
Aty po qëndron edhe gazetari i Klan Kosovës Drin Demiri.
Ai në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova tha se nuk do të ketë asnjë pjesëmarrës nga lidershipi kosovar.
Por, pjesëmarrës do të jetë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi.
Të ftuar nuk janë as ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Nga opozita do të marrë pjesë deputeti Lulzim Basha.
"Kjo u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Edi Rama", tha ai.
Pjesë për shkaqe shëndetësore nuk do të marrë as kreu aktual i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.
Demiri tha se ka interesim të madh të qytetarëve që po tentojnë ta përcjellin ceremoninë jashtë perimetrit të sigurisë.
Akoma po vazhdojnë edhe përgatitjet përfundimtare për ceremoninë për nder të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Një autobus i dekoruar me flamuj "Kuq e zi" dhe atë amerikan po qëndron tek oborri i kryeministrisë shqiptare.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS