Cleveland Cavaliers ka fituar edhe ndeshjen e tretë në finalen e konferencës lindore të Lindjes, në NBA, duke mposhtur Atlantan 114 me 111.
Hero i ndeshjes ishte LeBron james, që shënoi 37 pikë, përfshirë një treshe dhe një dyshe në 40 sekondat e fundit të lojës.
Në fakt, Hawks pati mundësi të fitojë në fund të pjesës së rregullt, por Jeff Tigue vendosi të gjuajë treshe, kur rezultati ishte i barabartë 104 me 104. Atlanta mundi të barazojë, edhe në kohën shtesë, por Shelvin Mack huqi dy tentime për tri pikë, te rezultati 114 me 111 për Cleveland.
Cavaliers, që po udhëheq 3 me 0, ka nevojë edhe për nje fitore në mënyrë që të sigurojë finalen e madhë të ligës NBA.
Edhe në konferencën perëndimore, Golden State është duke udhëhequr 3 me 0 ndaj Houston Rockets.
Ndiqeni më poshtë linkun.
https://www.youtube.com/watch?v=Q7nJ0HbMP_8
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.