Cleveland Cavaliers ka mposhtur rivalin më të madh në Lindje, Toronto Raptors me rezultat 132-129, njofton Klan Kosova.
Edhe këtë herë Kalorësit e Clevelandit i falen megayllit të tyre, LeBrom James, i cili servoi një tjetër shfaqje të jashtëzakonshme me 35 pikë dhe plotë 17 asistime.
Më i miri tek Raptors ishte Kyle Lowry me 24 pikë e shtatë asistime.
“Për të qenë krejt i sinqertë, kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, ka thënë Larry Drew, zëvendës-trajneri i Cleveland, duke përshkruar lojën e James, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=RORkfLdcD60
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.