Cleveland Cavaliersave iu desh një hero, sot herët. Dhe atë e gjeti te ai që pritej më së tepërmi, LeBron James.
Ylli i skuadrës nga Ohajo dha gjithcka nga vetja, për t'i ndihmuar ekipit të tij.
James shënoi një treshifror të dyfishtë, të zorshëm por epik, për t'i dhënë fitoren Cleveland mysafir, në Oakland, kundër Golden State. Ai regjistroi 39 pikë, 16 kërcime dhe 11 asistime, që megjithatë, mezi mjaftuan për triumfin 95 me 93.
"Nëse dikush pret që ne të luajmë një basketboll të bukur dhe seksi, le ta harrrojë. Ne nuk jemi ata që bëjmë dicka të tillë, tash për tash", tha James pas lojës. "Gjithcka është e vështirë dhe kështu do të jetë deri në fund të serisë".
Ndeshja që shkoi në vazhdime, pasi pjesa e rregullit mbaroi 87 me 87, ishte e dyta e serisë finale të NBA. Të parën e fitoi Golden State Varriors. Edhe ajo pati përfunduar tek pas vazhdimit të parë.
Ndeshja e tretë luhet në terrenin e Cavaliers, të martën.
Për t'u shpallur një ekip kampion i NBA-së duhet të fitojë të paktën 4 ndeshje të serisë finale. Kjo do të thotë se në total, mund të luhen 7 takime.
https://youtu.be/rS7tswl8C7Y
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.