Të martën është luajtur ndeshja e katërt në Konferencën Lindore, ku Cavaliers me sukses arritën që të përmbyllin serinë e fitoreve ndaj Hawks, në total nga katër përballjet Cavaliers fituan 4:0.
Lebron James shënoi 23 pikë në këtë takim, por ndihmoi edhe shokët e skuadrës me asistime.
Cavaliers u ndihmuan edhe nga J.R Smith me 18 pikë dhe Irving me 16 pikë.
Ata në finalen e madhe të NBA ka gjasa që përballë të kenë Golden State Warriors.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.